Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje optike dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.
Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon optike
- a Përdoreni kabllon optike për të lidhur terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “OPTICAL OUT” të pajisjes suaj të jashtme (p.sh. televizor, lexues “Blu-ray”), sikurse ilustrohet në figurë.
- b Shtypni butonin e “Funksioneve” disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- c Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, në ekranin e statusit do të shfaqet fjala “OPT”.
Përdorimi i produktit si sistem audioje