Sound Bar Quick Guide
Çfarë duhet të dini lidhur me shërbimet e rrjetit
Të gjitha informacionet, të dhënat, dokumentet, letërkëmbimi, shkarkimet, skedarët, tekstet, imazhet, fotografitë, materialet grafike, videot, uebkastet, publikimet, veglat, burimet, softuerët, kodet, programet, miniprogramet, miniaplikacionet, aplikacionet, produktet dhe çdo përmbajtje tjetër (“Përmbajtja”) dhe çdo shërbim dhe ofertë (“Shërbimet”) që vihet në dispozicion nga një palë e tretë, ofrohen nën përgjegjësinë e vetme të ofruesit të shërbimit që i prodhoi/krijoi këto.
Mbajtja, heqja ose pezullimi i cilësdo prej këtyre përmbajtjeve dhe shërbimeve nuk janë të kufizuara, dhe përdorimi dhe qasja në përmbajtje dhe shërbimet që ofrohen nëpërmjet produkteve të kompanisë “LG Electronics” nga ofruesit e shërbimeve, mund të ndryshojnë në çdo kohë pa njoftim paraprak.
Nëse keni ndonjë kërkesë ose problem lidhur me përmbajtjen dhe shërbimet, mund t’i drejtoheni faqes së internetit të ofruesit të shërbimit për të marrë informacionet më të fundit. Kompania “LG Electronics” nuk mban përgjegjësi për shërbimet e konsumatorëve, të cilat kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe shërbimet, dhe nuk merr përsipër asnjë lloj detyrimi. Të gjitha pyetjet ose kërkesat lidhur me përmbajtjen dhe shërbimin duhet të marrin përgjigje ose të përmbushen drejtpërdrejt nga ofruesit përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.
Le të jetë e qartë se kompania “LG Electronics” nuk është përgjegjëse për asnjë përmbajtje ose shërbim dhe për asnjë ndryshim, heqje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi, dhe nuk vërteton dhe as garanton përdorimin e asaj përmbajtjeje ose shërbimi dhe as qasjen në të.