Sound Bar Quick Guide
Manovrimi i produktit
Gjatë manovrimit të produktit
Ju lutem, ruajeni kartonin origjinal të dërgesës dhe materialet e paketimit. Nëse ju duhet ta dërgoni produktin me postë, për mbrojtje maksimale, ri-paketojeni njësinë ashtu siç ishte paketuar në fillim nga fabrika.
Mbajtja pastër e sipërfaqeve të jashtme
- Mos përdorni lëngje të avullueshme pranë njësisë, si p.sh. insekticidet me spërkatje (sprej).
- Fshirja duke ushtruar forcë të madhe mund të dëmtojë sipërfaqen.
- Mos lini produkte gome ose plastike në kontakt me produktin për një kohë të gjatë.
Pastrimi i produktit
Për ta pastruar produktin, përdorni pecetë të butë dhe të thatë. Nëse sipërfaqet janë shumë të papastra, përdorni pecetë të butë pak të lagur me ndonjë detergjent të lehtë. Mos përdorni tretës të fortë, si p.sh. alkool, benzinë ose hollues, sepse këto mund të dëmtojnë sipërfaqen e produktit.