Sound Bar Quick Guide
Funksionon me shërbimin “Alexa”
Shërbimi “Alexa” ju mundëson ta komandoni me zë këtë produkt, duke i dhënë komanda zanore një pajisjeje që e ka të integruar shërbimin “Alexa”. Pajisja që e ka të integruar shërbimin “Alexa” shitet më vete.
Hapat për instalimin e shërbimit “Alexa”
- a Hapni aplikacionin “LG Sound Bar” dhe prekni butonin “amazon alexa” në ekranin e parë dhe pastaj ndiqni udhëzimet.
- b Hyni në “Amazon”.
Si ta përdorni shërbimin “Alexa”
- Sqarimi i shënjestrimit: Duke përdorur pajisjet që e kanë të integruar shërbimin “Alexa” (p.sh. pajisjen “Amazon Echo”), ju mund t’i kërkoni Aleksës të luajë muzikë në boksin horizontal [S95Q]. Për shembull, “Aleksa, luaj xhaz në [LG S95Q Soundbar]”.
- Altoparlanti i preferuar: Ju mund të përcaktoni një ose më shumë altoparlantë me qëllim që pajisjet specifike, brenda grupit “Smart Home”, të luajnë muzikë. Ju mund t’i përcaktoni altoparlantët duke përdorur aplikacionin “Alexa”.
- Transmetimi i muzikës nga aplikacioni “Alexa”: Ju mund ta kontrolloni luajtjen e muzikës në boksin horizontal [S95Q] nga larg, duke përdorur aplikacionin “Alexa”.
“Amazon”-i, “Alexa” dhe të gjitha logot e ndërlidhura janë marka tregtare të kompanisë “Amazon.com, Inc.” ose të bashkëpunëtorëve të saj.
|
Shënim |
|